Kriza në Ukrainë

Presidenti i KE-së i cilëson krime lufte sulmet ruse ndaj Kievit

Krime lufte i ka quajtur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, sulmet e tmerrshme e Rusisë ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera në Ukrainë.

Krime lufte i ka quajtur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, sulmet e tmerrshme e Rusisë ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera në Ukrainë.

Ai i ka dënuar këto krime ndaj civilëve përmes një postimi në Twitter. “Këto sulme pa dallim ndaj civilëve janë krime lufte. Sulmet me raketa tregojnë dëshpërimin e Kremlinit në luftën e tyre kundër Ukrainës”, ka shkruar Michel në Twitter, raporton Albinfo.ch.

Ai ka shtuar tutje se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Ukrainën dhe për të mbajtur përgjegjës regjimin rus. G7 do të diskutojë sulmet e fundit raketore./Albinfo.ch/