Lajme

Locarno: Manifestim multietink, nxënësit shqiptarë prezantuan vlerat kulturore

Në një manifestim multietnik, i njohur si Dita Kantonale për Integrim, shoqata SAW dhe Shkolla shqipe Ticino, prezantuan para një publiku të gjërë, kulturën, traditën shqiptare.

Në Locarno të kantonit të Ticino-s në një manifestim multietnik, i njohur si Dita Kantonale për Integrim, që festohet çdo vit, këtë herë, Shoqata Swiss Albanian Women dhe Shkolla shqipe TIcino, prezantuan para një publiku të gjërë, kulturën, traditën dhe arsimin shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

Anëtarët e kryesisë së SAW dhe të Shkollës Shqipe, tek tenda e ndarë nga organizatoret, gjatë gjithë ditës, prezantuan ushqimet dhe pijet tradicionale të përgatitura nga familjet shqiptare, veshje, punime dhe libra etj. për të cilat ishin të interesuar dhe u informuan një numër i madh i bashkëpjesëmarresve, këtu duke përfshirë dhe ministrin e institucioneve, Norman Gobbi, si dhe delegetën për integrim, zonja Michela Trisconi.

Elina dhe Driona, nxënëse të Shkolles Shqipe,  interpretuan, njëra në gjuhën amtare,  tjetra ne gjuhe italiane, poezin “Hymni i Jetës” nga Nënë Terez, pastaj së bashku me shoqet dhe shokët e shkollës u paraqitën me vallen e Rugovës.

Vlen të theksohet se vizitë e mirëpritur ishte edhe ajo e ish lojtarit të Kombtarës Zvicerane, Valon Behrami.

Ndërkohë, gjatë këtij eventi kulturor, Leon Bekaj, interpretoj me violin Bareshen e të madhës, Nexhemije Pagarusha, si dhe Albanian Soul nga Shkelezen Doli.

Kryesia e shoqatës dhe ajo e shkollës shqipe, bashkë me prindërit, janë përher të përkushtuar për kultivimin dhe promovimin më të mirë të kulturës kombëtare shqiptare këtu në Ticino, e cila ju mundëson të jenë edhe më të ngritur e qytetëruar në çdo aspekt.

SAW – Ticino, falenderon për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm AutoFelix. Felenderim dhe mirënjohje të gjitha familjeve që kontribuan në përgaditjen e ushqimeve.

Në këtë aktivitet kulturor, pjesëmarrja e shumë të rinjëve, mjekëve, politikanëve, sportistëve, dhe figurave tjera të shquara, ishin aty për t’i mbështetur nxënsit e shkollës dhe aktivitete e SAW-Ticino.

 

 

Drioloni Elshani dhe Elina Osmani

 

Një pjesë e nxënësve të Shkollës Shqipe dhe violinisti, Leon Bekaj

 

Pjesë e grupit punues

 

Ministri, Norman Gobbi, Delegatja per integrim. Michela Trisconi dhe Kryetarja e SAW dhe Lapsh Ticino, zonja Lindita Osmani

 

Valon Behrami

 

Valon Behrami dhe nxënësit

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Aktivitete

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm