Futboll

Zvicra në grup me Kosovën

Sot është hedhur shorti për kualifikimet e Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani

Në Frankfurt është hedhur shorti i kualifikimeve për Euro 2024, që mbahet në Gjermani.

Goglat kanë vënë përballë Zvicrën dhe Kosovën, që shihet një ndeshje shumë interesante, duke marrë parasysh se te Nati ka lojtarë shqiptarë nga Kosova, si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kurse shumë futbollistë të Kosovës kanë luajtur ose luajnë në Zvicër, apo kanë luajtur për grupmoshat helvetike, shkruan albinfo.ch.

Në Grupin I janë edhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra. Dy vendet e para kualifikohet direkt në Evropian.

Ndërkohë, Shqipëria nuk ka një grup të vështirë. Kuqezinjtë janë në grup me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.