Lajme
Amazon në kërkim të 150 mijë punëtorëve
Amazon tha se planifikon punësimin e 150,000 punëtorëve të ri në të gjithë Amerikën për t’i përballur kërkesat e shumta në prag të sezonit të zënë të blerjeve të festave.
Vendet e punës, që përfshijnë punë me orar të plotë, sezonale dhe me “part-time”, fillojnë nga paketimi dhe mbledhja e deri tek klasifikimi e ngarkimi u tha nga kompania. Njoftimi vije vetëm disa ditë para mbajtjes së një tjetër ngjarje të blerjes të Prime Day.
Amazon ngrit numrin e punësimeve çdo sezon festash, por këtë vit ata po e bëjnë këtë në një treg të ngushtë pune dhe me inflacionin në ngritje që shton tutje presionin mbi kompanitë për t’i ngritur rrogat. Javën e kaluar, Amazon bëri të ditur se do të rritë pagesën për orë për punëtorët e magazinave dhe dërgesave.
Me këtë rritje, tani punëtorët e Amazon, do të fitojnë afro 20 euro për orë duke u bazuar në pozitën e tyre dhe lokacionin brenda SHBA-së, një rritje kjo nga mesatarja e kaluar e cila arrinte afro 19 euro për orë.
Sipas cnn, kompania deklaroi se do të sigurojë bonuse shtesë për pozitat e sapo të hapura për sezonin e festave, duke filluar nga 1000 euro e deri në 3000 euro në disa lokacione të caktuara.
Disa nga shtetet që ofrojnë më së shumti pozita janë Kalifornia, Illinoi dhe Teksas.
Lajmet për punësime vijnë në mes të lëvizjeve të shumta të profilit të lartë të sindikatave në magazinat e Amazon, duke përfshirë këtu edhe objektet e tyre në Alabama dhe Nju Jork.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje