Lajme
Cyrih, takime B2B me Gratë Ndërmarrëse nga Kosova dhe Bizneset nga Diaspora

Në Cyrih do të mbahet një takim me Gratë Ndërmarrëse nga Kosova dhe Bizneset nga Diaspora B2B e organizuar nga Germin me 13 tetor, shkruan albinfo.ch.
Takim do të zhvillohet në Cyrih, Zvicër më 13 tetor 2022, nga ora 10:00-14:00 në Aubery, (Adresa: Schiffbaustrasse 10, 8005 Zürich, Switzerland).
Me anë të këtij takimi synohet të rrisim mundësinë e bashkëpunimit mes Grave Ndërmarrëse nga Kosova me biznese dhe profesionistë nga diaspora në Zvicra dhe më gjerë. Të pranishëm në këtë takim do të jenë: Dhjetë (10) Gra Ndërmarrëse nga Kosova nga sektorët e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit si dhe TIK-ut, profesionistë nga diaspora të cilët janë angazhuar si mentorë të tyre, si dhe përfaqësues të komunitetit dhe bizneseve të ndryshme në Zvicër. Gratë ndërmarrëse të cilat do të prezantohen në këtë takim kanë potencial për eksport të produkteve dhe shërbimeve dhe disa prej tyre kanë filluar të eksportojnë në rajon dhe në disa vende të Evropës.
Për të qenë pjesë e këtij takimi, ju ftojmë të regjistroheni në KËTË LINK, pasi që numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar.
Për më shumë detaje, bashkëngjitur gjeni agjendën.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Tetor 2022
- Ora10:00
- Data e përfundimit13 Tetor 2022 - 14:00
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?