Shqipëria

Shumica e shqiptarëve janë pesimistë për të ardhmen e tyre në Shqipëri

Ata preferojnë të ikin në ndonjë shtet evropian

Duket se shqiptarët nuk janë optimistë për të ardhmen e tyre në vend. 52.8% janë pesimistë për të ardhmen e tyre ne Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që 18.9% e të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania, janë shprehur optimistë për të ardhmen.

28% e të targetuarve janë të pavendosur dhe vetëm 0.3% kanë preferuar të mos përgjigjen.

Të pyetur sesa optimistë janë për të ardhmen e vendit, 51.5% e shqiptarëve janë shprehur pesimistë dhe 21.4% janë shprehur se janë optimistë. Ndërkohë që 27.1% e tyre nuk janë përgjigjur.

Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Ndërkohë 60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e situatës së përgjithshme në vendin tonë.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, rreth 2/3 u shprehën se situata në vendin tonë po shkon shumë keq. Ndërsa vetëm 9.5% e të pyeturve mendojnë se situata në vendin tonë është në rrugën e duhur.

30.1% e të targetuarve janë të pavendosur, ndërsa 0.2% nuk janë përgjigjur.