Lajme

Arrestohet kosovari: ka kërcënuar policët dhe ka tentuar të ikë

Kur i arratisuri është kapur në zonën e qendres tregtare “Manor”, ai ​​ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar me të një punonjës policie

Të premten, 7 tetor 2022, në orën 10:00, një patrullë nga policia e qytetit Solothurn donte të kontrollonte një person në Amthausplatz. Sapo pa policinë, ai iku në këmbë për në qytetin e vjetër, transmeton albinfo.ch. Dy policë kanë nisur menjëherë ndjekjen dhe kanë lajmëruar me radio për përforcime.

Kur i arratisuri është kapur në zonën e qendres tregtare “Manor”, ai ​​ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar me të një punonjës policie. Si pasojë, ai ka arritur të vazhdojë arratisjen, njofton Kapo Solothurn në faqen e saj të internetit. Më pas ai ka shtyrë një kalimtar nga biçikleta dhe ja ka grabitur atë.

Me biçikletën e grabitur ai ka vazhduar të ikë në drejtim të periferisë.

Në këtë pikë, disa patrulla nga policia e qytetit dhe kantonit janë përfshirë tashmë në kërkim, transmeton albinfo.ch. Përfundimisht, i dyshuari u gjet dhe u ndalua, duke u fshehur në brigjet e lumit Aare.

37-vjeçari kosovar është arrestuar për hetime të mëtejshme. Asnjë person nuk është lënduar gjatë këtyre veprimeve..