Lajme
Aspak e vërtetë se pensionet zvicerane janë të larta
Opinion nga Lirim Begzati, Neuchâtel
2390 franga për një person, kurse për çiftet 3585 franga, është pensioni maksimal që mund të realizohet në Zvicër.
Kjo vlen për pensionin bazë sipas rregullave të Shtyllës së parë – Sigurimi i pleqërisë dhe për të mbijetuarit («Assurance-vieillesse et survivants – AVS» (fr.), «Alters-und hinterlassenenversicherung – AHV» (gj.))
Vetëm personat që kanë punuar disa dekada dhe që kanë pasur të ardhura të larta në këtë shtet, mund të synojnë realizimin e nivelit të përmendur të pensionit. Në planin praktik, vërehet qartë se nuk janë të shumtë ata që arrijnë këtë nivel të ardhurash të pensionit!
Për ata që janë të “familjarizuar” me shpenzimet dhe faturat e këtij shteti, lehtë do të kuptonin se, marrë parasysh pagesën që duhet bërë, për shembull, për qiranë e banimit, për sigurimet shëndetësore, por edhe për shpenzimet e tjera bazë të domosdoshme të jetesës, me siguri se pensioni i tillë, qoftë ai edhe maksimal, shpesh nuk mjafton për t’i mbuluar shpenzimet e minimumit jetik.
Me gjithë faktin e qartësisë së kësaj rregulle, çështja e të ardhurave të pensionimit mbetet shpesh enigmatike, gati se totalisht e pakuptueshme, sidomos nëse nuk analizohen dhe nëse nuk iu jepet rëndësi të tri shtyllave që e karakterizojn sistemin pensional zviceran.
Për të arritur një pension më të lartë, duhet analizuar pra se çfarë kontributesh të tjera kemi paguar apo çfarë kapitali posedojmë në dy shtyllat e tjera zvicerane të pensionimit, siç janë:
Shtylla e dytë – Arka e pensionimit («Caisse de pension (fr.), «Pensionskasse» (gj.)) dhe
-Shtylla e tretë – Sigurimet private të pensionimit («Prévoyance Privée» (fr.), «Dritte Säule» (gj.)).
Krahas pensionit maksimal që e përmendëm, për personat që kanë paguar kontribute në Shtyllën e dytë, por edhe në atë të tretë, dhe që nuk i kanë tërhequr para kohe kontributet e tyre, është e mundshme që nga këto dy shtylla të realizojnë të ardhura shtesë, të cilat do të mundësonin të shmangen kërkesat për ndihma nga shteti në moshën e pensionimit.
Mirëpo, sa u përket kontributeve që paguhen në Shtyllën e dytë, problemi qëndron në atë se ndodh shpeshherë që personat e interesuar t’i tërheqin para kohe kontributet e paguara, pra para pensionimit (për shembull, për blerjen e një banese ose hapjen e një biznesi), kështu që ndodh nganjëherë që në moshën e pensionimit në arkën e tillë nuk mbetet gati asgjë!
Sa i përket Shtyllës së tretë, ajo është fakultative, kështu që nuk janë të shumtë ata që pagujnë kontribute përmes kësaj forme, për të siguruar kështu ndonjë të ardhur shtesë të pensionit.
Kuptohet se nëse një individ duhet të jetojë vetëm me një pension bazik dhe nëse në dy shtyllat e tjera nuk posedon një kapital apo ai është tejet i ulët, atëherë parashikohen ndihma/shërbime shtesë nga shteti për këto raste (ergänzungsleistungen, prestations complémentaires (gj., fr.)), kurse rregullat që aplikohen për fitimin e kësaj të drejte përputhen deri diku me ato të ndihmave sociale që kanë të bëjnë me minimumin jetik.
Kjo nënkupton se është krejtësisht e mundshme që edhe pse dikush ka punuar tre-katër dekada apo – siç themi – tërë jetën e tij në Zvicër, prapëseprapë mund t’i ndodhë që në moshën e pensionimit të jetë i detyruar t’iu drejtohet shërbimeve të shtetit për të kërkuar një ndihmë që i përngjan ndihmës sociale.
Për konkludim, Zvicra e privilegjon përgjegjësinë shtetërore dhe individuale, në kuadër të sistemit pensional. Me fjalë të tjera, shteti jep kontributin e tij, duke kërkuar ndërkohë edhe nga individi që të marrë gjithashtu mbi sipër disa përgjegjësi dhe të japë po ashtu kontributin e tij për sigurimin e të ardhurave për një jetë me kushte sa më dinjitoze në pleqëri!
Krejtësisht ndryshe do të dukej analiza, nëse me pensionin zviceran (pa marrë parasysh shumën e të ardhurave) vendoset që të jetohet në vendin e origjinës! Atëherë, do të themi po, e vërtetë se pensioni zviceran do të duket shpesh shumë i lartë!
Lirim Begzati, Neuchâtel
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer