Kosova

Ka dhënë dorëheqjen ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Mediat në Prishtinë bëjnë të ditur se ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi. Ndaj tij ka pasur kritika të vazhdueshme për menaxhim të pasuksesshëm të gjendjes në ministrinë që e drejtonte.
Së fundi, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë, gjë që u komentua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

          Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.