Lajme
OBSH, alarm për shurupet e kollës të prodhuara në Indi pas vdekjeve të fëmijëve
Një alarm global është lëshuar për katër shurupe për kollën, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se ato mund të lidhen me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.
Produktet ishin prodhuar nga kompania indiane ‘Maiden Pharmaceuticals’, e cila kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre, shtoi OBSH.
OBSH i identifikoi ilaçet si solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe Shurupi Magrip N Cold, shkruan BBC.
Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por “mund të jenë shpërndarë përmes tregjeve informale në vende ose rajone të tjera”, shtoi OBSH, në alarmin e publikuar në faqen e saj të internetit.
OBSH paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.
Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia, një destinacion popullor turistik, zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave te fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut./Euronews
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore? Nga katër çështjet kombëtare që qytetarët zviceranë votuan në referendumet e 24 nëntorit, vetëm një u...
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor