Lajme
Studimi i ri tregon se kafja në orët e vona nuk ndikon në pagjumësi
Në studim morën pjesë 785 njerëz. Ata u mbikëqyrën për plot 5164 ditë dhe net.
Një studim i Universitetit të Floridës dhe të Harvardit ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar shumë polemika mbi rolin e kafesë tek gjumi.Deri më tani besohej se pirja e kafesë në mbrëmje shkaktonte probleme me gjumin, por ky studim i ri i publikuar më herët në gusht thotë të kundërtën.
Studiuesit mbajtën shënim përdorimin e kafesë, alkoolit dhe nikotinës.Pjesëmarrësit në studim u pajisën me një pajisje elektronike që u vendos në kyçin e dorës, falë së cilës, studiuesit mund të kishin një panoramë më të qartë të cilësisë dhe kohëzgjatjes së gjumit.Asnjë lidhje mes kafesë dhe parametrave të gjumitTë dhënat e studimit treguan se nikotina dhe alkooli kanë një ndikim shumë negativ tek fjetja.Mjafton të pini një cigare para gjumit dhe do ju duhen plot 42 minuta që të jeni në gjendje të flini.Kafeina nga ana tjetër nuk prodhonte asnjë efekt anësor në cilësinë e gjumit apo kohëzgjatjen e tij.
Kjo mbikëqyrje kaq e gjatë e përdoruesve të kafeinës, nikotinës dhe alkoolit nuk nxori në pah asnjë lidhje mes pirjes së kafesë dhe parametrave të gjumit.Gjetjet e studimit ishin befasuese për komunitetin shkencor sepse deri më tani besohej fort se kafeina kishte aftësi të bllokonte disa substanca në tru që janë përgjegjëse për gjumin.Pikëpamjet mbi rolin e kafeinës tek gjumi janë disi kontradiktore dhe ndikimi i saj varion nga individi tek tjetri.Për shembull, ka njerëz që mund të pinë kafenë pa u trazuar në mbrëmje dhe e bëjnë gjumin top.Ka njerëz që nuk flenë dot siç duhet vetëm sepse kanë pirë kafe pasdite.
Deri më tani, studiuesit pretendonin se nëse kafeja pihet deri në 3 orë përpara se të shkoni në shtrat, ajo do t’ju prishë gjumin.Si të mbani nën kontroll konsumin e kafeinësSasia e filxhanëve të kafesë duhet kufizuar në 4 në ditë.Mëngjesi është periudha e duhur për pirjen e kafesë ndërsa më vonë gjatë ditës, mund ta zëvendësoni atë me çaj./agroweb/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave