Lajme

Shpallet lokali më i mire për vitin 2022

“El Paradiso de Barcelona” (Parajsa e Barcelonës) është shpallur lokali më i mirë në botë për vitin 2022. Për herë të parë në 14 edicionet e çmimeve për baret më të mira në botë, “The World’s 50 Best Bars Awards”, vendi i parë është zënë nga një lokal që nuk është në Nju Jork dhe Londër.

Bari më i mirë në botë i përket Grup Confiteria dhe është projekt i barmenit italian Giacomo Giannotti, i cili e përkufizon atë si “një vend befasues, një hapësirë ​​magjike dhe unike ku mund të shijoni koktejet e lokalit dhe ku lejohen tundimet”, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.

Nga 15 koktejet e reja që mund të gjejmë në Paradiso, më i dalluari është Fleming, i cili është frymëzuar nga “zbulimi” i penicilinës. Bari ndodhet në pjesën e pasme të një dyqani modest salsiçesh në lagjen El Born.