Ukraina

Banka Botërore: Pushtimi i Ukrainës pengon rimëkëmbjen ekonomike

Lufta në Ukrainë zvogëlon perspektivat për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia, për ekonomitë e vendeve në rritje dhe zhvillimin në Evropë dhe Azinë Qendrore, sipas Raportit të Përditësuar Ekonomik të Bankës Botërore të publikuar sot.

Aktiviteti ekonomik do të mbetet thellësisht i dëmtuar gjatë vitit të ardhshëm, me një rritje minimale të pritshme prej 0.3 për qind gjatë vitit 2023, pasi goditjet e çmimeve të energjisë vazhdojnë të ndikojnë në rajon.

Megjithatë, sipas raportit, rajoni deri më tani i ka tejkaluar efektet e pushtimit rus të Ukrainës më mirë se sa pritej.

Aktiviteti ekonomik rajonal pritet të tkurret me 0.2 për qind këtë vit, duke reflektuar një rritje më të mirë se sa pritej në disa nga ekonomitë më të mëdha të rajonit dhe një zgjerim të kujdesshëm të programeve stimuluese të epokës së pandemisë nga disa qeveri.