Lajme
Zvicra, në vitin e kaluar ka pasur 206 miliardë franga shpenzime sociale
Kjo ishte 0.4 për qind më shumë se në vitin 2020, kur përfitimet sociale po ashtu ishin rritur, atëbotë me 11 për qind për shkak të pandemisë
Shpenzimet e përgjithshme sociale kanë mbetur përgjithësisht të qëndrueshme në vitin 2021, si vit i dytë i pandemisë Covid-19.
Sipas një vlerësimi fillestar, ato arrijnë në 206 miliardë franga zvicerane, ka raportuar sot Zyra Federale e Statistikave (BFS), transmeton albinfo.ch.
Kjo ishte 0.4 për qind më shumë se në vitin 2020, kur përfitimet sociale po ashtu ishin rritur, atëbotë me 11 për qind për shkak të pandemisë, kryesisht për shkak të përfitimeve që lidhen me papunësinë dhe punën me kohë të shkurtër.
Sipas informacioneve të mëparshme nga BFS, ky ishte kërcimi më i madh që nga viti 1990.
Shpenzimet totale kanë ngecur në këtë nivel edhe vitin e kaluar.
Në vitin 2021, kostot shëndetësore janë rritur për 4 miliardë CHF, pjesërisht për shkak të fushatës së vaksinimit kundër Covid.
Gjithashtu, shpenzimet në fushën e përkujdesjes për të moshuarit janë rritur për 3 miliardë CHF, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, kostot e punës kanë shënuar rënie prej 6 miliardë frangash, krahasuar me një vit më parë.
Sipas BFS, shifrat janë vlerësimet e para. Më shumë detaje do të publikohen në shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë