Lajme
Dy pilotë shqiptarë dhe tema të tjera të larmishme, në numrin e ri të albinfo.ch
Dy pilotët shpalosin para lexuesve tanë emocionet unike të fluturimit, që i njohin vetëm ata që kanë rastin dhe mundësinë të pilotojnë një fluturake
Në numrin e radhës të magazinës albinfo.ch, sikur dhe herëve të tjera, lexuesit mund të gjejnë tema të larmishme që pasqyrojnë jetën në diasporë, kryesisht në Zvicër, por dhe më gjerë.
Titulli i ballinës u kushtohet pilotëve shqiptarë në Zvicër. Fjala është për prezantimin e mjekes dhe mikrobiologes së njohur tashmë Fatime Imeri Berisha, nga Cyrihu, në profesionin, gjegjësisht pasionin e saj të dytë, drejtimin e fluturakeve dhe pilotit profesionist nga Gjeneva, Artan Berisha.
Dy pilotët e përmendur shpalosin para lexuesve tanë emocionet unike të fluturimit, që i njohin vetëm ata që kanë rastin dhe mundësinë të pilotojnë një fluturake.
Duke shfletuar numrin më të ri të albinfo.ch mund të lexoni dhe artikuj të tjerë që lidhen me aktualitetin tonë në Zvicër, duke filluar nga editoriali rreth vendimit absurd të Federatës Zvicerane të Futbollit për ndalimin e “simbolit të shqiponjës” etj. Më tutje kemi prezantime të sportistëve të rinj, krijuesve shqiptarë, në Gjermani, Zvicër etj., ashtu si dhe tema të ndryshme nga përditshmëria e mërgimtarëve.
Për të mësuar më shumë rreth këtyre, ju mund ta lexoni magazinën albinfo.ch, e cila vazhdon t’ ju ofrohet falas. Atë, duke filluar nga sot, mund ta gjeni në shumicën e pikave të frekuentuara nga shqiptarët në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













