Kuriozitete
Bitcoin shkakton 12 miliard dollarë dëme
Megjithëse Bitcoin është thjesht virtual, tregu për këtë kriptomonedhë ka kosto të mëdha mjedisore.

Midis viteve 2016 dhe 2021, minimi i Bitcoin, më i popullarizuari i kriptomonedhave, shkaktoi dëme mjedisore për mbi 12 miliardë dollarë. Ai ka një ndikim klimatik të ngjashëm me atë të nxjerrjes së naftës dhe më të madh se ai i arit. Kjo është bërë e ditur nga një studim i Universitetit të Nju Meksikos, i publikuar në revistën Scientific Reports, i cili vlerëson ndikimin mjedisor të prodhuar nga nxjerrja e kriptomonedhës, një teknikë që kërkon përdorimin e shumë energjie elektrike.
Në përgjithësi, emetimet e sektorit janë të barabarta me ato të një shteti si Nepali ose Republika e Afrikës Qendrore.
Dëmi joproporcional i klimës, thonë studiuesit, është për shkak të “mining proof-of-work”, procesit kompjuterik të verifikimit të informacionit që konsumon sasi të mëdha të energjisë elektrike. Pjesa më e madhe e kësaj (64%) vjen nga lëndët djegëse fosile, sipas indeksit të përditësuar të përzierjes energjetike të monedhave digjitale në Universitetin e Kembrixhit, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Këto janë përllogaritje që kërkojnë shumë energji, aq sa në vitin 2020 prodhimi i Bitcoin përdorte 75.4 Teraëatt (TËh) orë energji elektrike në nivel global, më shumë se sa harxhonte në një vit në një vend si Austria dhe një e katërta e Italisë. Emetimet e CO2 të prodhuara nga nxjerrja e tyre janë rritur 126 herë me kalimin e kohës, nga 0.9 ton për një Bitcoin të vetëm në 2016 në 113 në 2021 dhe në përgjithësi emetimet e prodhuara midis 2016 dhe 2021 do të ishin ekuivalente me dëmin e vlerësuar në mbi 12 miliardë dollarë.
Duke ndërlidhur emetimet e prodhuara me vlerën e tyre të tregut, studiuesit vlerësuan se në maj 2020, dëmi klimatik i prodhuar nga nxjerrja e një Bitcoini të vetëm tejkaloi çmimin e monedhës me 50%. Mesatarisht, kostot mjedisore përfaqësojnë 35% të vlerës së tyre të tregut, një shifër e afërt me ndikimin e nxjerrjes së naftës (41%). Ari, me të cilin shpesh krahasohet Bitcoin, ka një ndikim prej vetëm 4%.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani Aktualisht, në shumë qytete të Gjermanisë funksionojnë qindra shkolla shqipe, ku mësojnë mijëra nxënës shqiptarë sipas Këshillit...
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Muzikës në Vjenë mirëpriten nga Fate Velaj
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Telefonat mund të kontrollohen edhe nëse përmbajnë foto nudo Sipas Gjykatës Federale, është praktikë e zakonshme sot të kesh foto intime në një celular. Prandaj,...
-
Plani i ri për pushim të zgjatur prindëror në Zvicër
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane