Futboll

Atdhe Nuhiu shkëlqen me përformancën e tij në Bundesligën e Austrisë

Atdhe Nuhiu po kalon formë shumë të mirë në Bundesligën e Austrisë në pozicionin e sulmuesit.

Altach fitoi 3:2, me Nuhiun që e shënoi golin e parë në ndeshje pas vetëm katër minutave lojë.

Golat e tjetër për Altach u shënuan nga Alexis Tibidi e Johannes Tartarotti, derisa për kundërshtarët rrjetën e gjetën Leo Mikic dhe Philipp Pomer.

Nuhiu këtë stinor ka arritur të shënoj shtatë gola e një asistim në 11 ndeshje të zhvilluara.