Lajme
Eksodi masiv i mjekëve drejt Gjermanisë, 3500 të larguar në 10 vitet e fundit
Largimi i mjekëve dhe infermierëve gjatë viteve të fundit në drejtim të Gjermanisë, është kthyer në një problem serioz.
Në vetëm 10 vite, janë larguar nga vendi 3500 profesionistë të sistemit shëndetësor.
“Sipas statistikës së dhomës së mjekëve dhe të infermierëve në Gjermani vetëm nga Shqipëria kemi të larguar deri tek 3500 profesionistë, prej të cilëve 1200 deri në 1500 janë prej Fakultetit të Mjekësisë që janë mjekë, dentistë, qoftë edhe farmacistë, ndërsa pjesa tjetër janë profesionistë si infermierët, kanë filluar edhe fizioterapistët dhe në kohët e fundit dhe teknik laboratori, shëndet publik”, u shpreh Kryetarja e Federatës së Mjekëve shqiptar në Evropë, Aurora Dollenberg.
Një eksod i tillë për vendin tonë duhet të konsiderohet si këmbanë alarmi.
“Kjo shoqëri po humbet investimin e saj prej shumë vitesh dhe kjo duhet të stopohet sepse në fund të fundit, nënkuptohet një shërbim shumë i ulët qoftë shëndetësor, por edhe të fushave tjera ndaj qytetarit shqiptar”, theksoi ajo.
Çështja ekonomike është arsyeja kryesore për të cilën largohen.
“Gjermania ka nevojë, i merr falas dhe Gjermania i paguan po ashtu edhe me rroga minimale. Pra ne nuk paguhemi si një gjerman dhe nuk i kemi shumë favore që i kanë vendasit”, sipas saj.
Kjo situatë rrezikon ta fusë sistemin shëndetësor në kolaps./Euronews.al
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Google feston 20 vjetorin në Zvicër Gjiganti amerikan i teknologjisë hapi zyrën e tij të parë të zhvillimit në Evropë në Cyrih...
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave