Lajme
Zvicër: Për herë të parë nga viti 1964, më pak se 1.000 vetëvrasje brenda vitit
Numri më i lartë i vetëvrasjes brenda një viti në Zvicër, ai prej 1600 rastesh, ishte regjistruar në vitin 1980
Pavarësisht stresit të shtuar psikologjik të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve në Zvicër gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie në krahasim me mesataren e deriatëhershme.
Këtë e tregojnë shifrat e fundit nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), shkruan srf.ch.
Trendi tashmë afatgjatë i rënies ka vazhduar edhe në vitin 2020, shkruan zyra në një deklaratë.
Por, ajo që është interesante kësaj radhe është se për herë të parë që nga viti 1964, më pak se një mijë njerëz i kanë marrë jetën vetes në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për 972 vetëvrasje të regjistruara brenda vitit.
Numri më i lartë i vetëvrasjes brenda një viti, ai prej 1600 rastesh, ishte regjistruar në vitin 1980.
Dy të tretat e njerëzve që kanë kryer vetëvrasje në vitin e matjes (2020) ishin burra. Më shumë se 70 për qind e të vetëvrarëve ishin mbi 45 vjeç.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët Sipas Zyrës Federale për Mjedisin, shfaqjet e fishekzjarreve, të tilla si ato të mbajtura në 1...
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë