Lajme
Dita ndërkombëtare e kafesë, vendi në të cilin konsumohen 30 milionë kafe në ditë
Që nga viti 2015 në botë shënohet Dita ndërkombëtare e kafesë, e cila si qëllim ka promovimin e këtij produkti të konsumuar në masë të madhe në nivel global.
Ajo u caktua nga Organizata Ndërkombëtare e Kafesë, e cila vetë është themeluar në 1963-shin dhe sot numëron 43 vende anëtare eksportuese dhe 6 importuese, që së bashku përbëjnë 98% të prodhimit të kafesë në botë dhe 67% të konsumit të saj.
Evente të ngjashme megjithatë, nuk kanë munguar as në të shkuarën. Që në 1983-shin, All Japan Coffee Association nderonte kafenë dhe prodhuesit e saj, e në Nepal, Tajvan e madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ditë kombëtare kushtuar kafesë, përcjell Albinfo.ch.
1 tetori shërben për të ndihmuar edhe si të mësohet më shumë rreth kafesë, procesin e rritjes dhe mënyrën si kokrrat e saj shndërrohen më pas në pijen që shijojnë miliona vetë në gjithë planetin, duke u kthyer në pijen e tyre të përditshme.
Në Itali kafeja është praktikisht një ritual social e kulturor. Me 30 milionë kafe ekspres të konsumuara atje çdo ditë, Roma vendosi ta bëjë “espresson” kandidat për statusin e trashëgimisë së Unescos-s.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave