Bota

10 qytetet me piceritë më të mira në botë

Sipas sondazhit të vitit 2022 nga 50 Top Pizza, Nju-Jorku dhe Roma janë qytetet me piceritë më të mira në botë

Pavarësisht nëse ju pëlqen brumi i hollë i picës të stilit të Nju-Jorkut ose nëse preferoni brumin më të trashë të stilit të Detroitit, ju me shumë mundësi keni mendime mjaft të qarta se çfarë e bën një picë perfekte për ju, si dhe e dini vendin se ku mund ta gjeni atë.

Ekspertët italianë të picave nga 50 Top Pizza publikuan sondazhin e tyre të vitit 2022, ku renditen piceritë më të mira në botë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Inspektorët nga 50 Top Pizza i vlerësojnë piceritë duke u bazuar te:

  • Shërbimi ndaj klientit;
  • Pastërtia dhe bukuria e ambientit;
  • Shija dhe sa i shëndetshëm është ushqimi.

Qytetet e para me piceritë më të mira: Nju-Jorku dhe Roma (në barazim);

Në fakt, vendi i parë në renditjen e qyteteve më të mira për pica në vitin 2022 shkon për një barazim mes Nju-Jorkut dhe Romës.

Secili prej këtyre dy qyteteve kishte pesë nga piceritë më të mira në botë, numër ky më i lartë se i çdo qyteti tjetër në listën e 50 Top Pizza.

Në Nju-Jork, piceria më e mirë është Una Pizza Napoletana. Restoranti i Lower East Side është i njohur për picat napolitane të pjekura në furrë me dru, në përmasa 30 cm., të cilat përgatiten nga shefi Anthony Mangieri.

Disa restorante të tjera që ndodhen në Nju-Jork dhe u bënë pjesë e rendites janë Ribalta NYC, Song’E Napule, Kesté Fulton dhe Ops.

Sipas sondazhit, piceria më e mirë në Romë është Seu Pizza Illuminati. Shefi i këtij restoranti, Pier Daniele Seu, është i njohur për përgatitjen e një brumi shumë të lehtë, si dhe për eksperimentimin me produktet që i shtohen picës.

Disa piceri të tjera që ndodhen në Romë dhe u bënë pjesë e renditjes janë 180g Pizzeria Romana, Qvinto, Sbanco dhe Sant’Isidoro – Pizza & Bolle.

10 qytetet me piceritë më të mira në botë

  1. Nju-Jork, SHBA dhe Romë, Itali
  2. Napoli, Itali
  3. Londër, Mbretëri e Bashkuar
  4. Tokio, Japoni
  5. Castera, Itali
  6. Paris, Francë
  7. Milano, Itali
  8. Kopenhagë, Danimarkë
  9. Hong-Kong, Kinë

Pas Nju-Jorkut dhe Romës, disa nga qytetet e tjera me numrin më të madh të picerive që u bënë pjesë e sondazhit të 50 Top Pizza janë Napoli, Londra dhe Tokio, ku secili qytet ka katër restorante që janë pjesë e listës.

Napoli, ndryshe nga qytetet e tjera, i ka të katërta piceritë të renditura në listën e përgjithshme të 10 picerive më të mira në botë.

Sipas këtij sondazhi, në “vendlindjen e padiskutueshme të picave” ndodhen katër prej picerive më të mira në botë: 50 Kalò, 10 Diego Vitagliano Pizzeria, Francesco & Salvatore Salvo dhe La Notizia 94.

São Paulo, në Brazil, vlen gjithashtu të përmendet, pasi ky qytet ka tri piceri të renditura në listën e 100 picerive më të mira të këtij sondazhi.