Kosova

UEFA: Kosova nuk mund të jetë në një grup me Serbinë dhe Bosnjën

Problemet politike dhe mungesa e njohjes së ndërsjellë ka shtyrë UEFA-n që të marrë vendim që Kosova të mos jetë në një grup me Serbinë dhe Bosnjen.

“Pesë çifte shtetesh janë shpallur si të ndaluara. Këto çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi”, thuhet në komunikatën e UEFA-s, transmeton Albinfo.ch.