Futboll
Presidenti i FIFA-s: Sytë e botës janë në Shqipëri
Kreu i FIFA-s tha se futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh.
Në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit” në Shqipëri të pranishëm ishin presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe kryeministri Edi Rama.
Me këtë rast, udhëheqësi i FIFA-s foli për historinë e kombëtares shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
“Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet, kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë ‘Shtëpinë e Futbollit’. Prej kohësh kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s dhe të gjithë ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re, tha ai.
Tutje kreu i FIFA-s tha se futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh.
“Kam ardhur para 20 vjetëve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim, por ajo që shoh nuk është 20 vjet më pas, por 2000 vjet. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadium është një simbol, stadium ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë”.
“Sot është kryeqyteti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumëfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë. Tashmë, po ecim në një drejtim edhe për bastet, e kemi mbyllur këtë plagë dhe mund të rregullohet tashmë. Falënderoj kryeministrin dhe tashmë të ardhurat nga bastet mund të investohen për futbollin dhe për të rinjtë që merren me këtë sport”, u shpreh ai.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës