Lajme
OKB: Inovacioni është në udhëkryq pas pandemisë
Kombet e Bashkuara kanë thënë të enjten se në kohën e pandemisë së koronavirusit janë ndarë më shumë fonde për inovacion, sesa para shpërthimit të saj.
Megjithatë, zyrtarë të OKB-së kanë paralajmëruar se situata aktuale gjeopolitike është duke kërcënuar avancimet.
Në raportin më të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Pronë Intelektuale është thënë se fondet për kërkim, zhvillim dhe investimet të tjera që nxisin aktivitetin inovativ, kanë vazhduar të rriten pavarësisht ndikimit të pandemisë.
“Kjo gjë ka qenë në kundërshtim me atë që kemi pritur”, ka thënë shefi i agjencisë për Pronë Intelektuale, Daren Tang, duke përmendur se në periudhat e rënda në të kaluarën, fondet për inovacion kanë rënë ndjeshëm.
Mirëpo kriza globale shëndetësore ka nxitur investime në “shumë fusha të reja” dhe rajone që zakonisht nuk tërheqin fonde aq të mëdha.
Fondet për kërkime dhe zhvillim janë rritur për gati 10 për qind më 2021, duke arritur në 900 miliardë dollarë – edhe më shumë sesa para pandemisë.
Sektorët që kanë përfituar më së shumti janë ai i farmacisë, bioteknologjisë, informacionit dhe teknologjisë së komunikimeve./REL
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?