Lajme
Ramë Beqiri dhe Mél Dos Santos sjellin ekspozitë të përbashkët në Gjenevë
“Ëndrra dhe realiteti”, motoja e ekspozitës së piktorit shqiptar dhe artistes portugeze
Më 9 tetor do të bëhet hapja solemne e ekspozitës “Re(Ve)el”, në orën 16:00 deri në 21:00, shkruan albinfo.ch.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 31 tetor dhe do të jetë e pasur me shumë piktura të piktorit shqiptar, Ramë Beqiri, dhe fotografi nga artistja e njohur portugeze, Mél Dos Santos.
Mél Dos Santos ka sjellë ekspozita të ndryshme si në Meksikë, Portugali, Francë, tani edhe në Zvicër.
Punimet e dy artistëve kanë një ngjashmëri mes vete, aq sa edhe kanë sjellë prurjen e kësaj ekspozite të veçantë që do të mbahet në Gjenevë, e organizuar nga “Galerie d’Hermance”, një vend unik që do t’u japë shije edhe më shumë punimeve të artistëve, duke treguar klasitetin mes ëndrrës dhe realitetit.
Ndërkohë që Ramë Beqiri pikturon dhe njëkohësisht aktron në shumë teatro të botës, është pjesë e shumë projekteve filmike në kinematografinë zvicerane.
Për më shumë:
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve