Kosova

Kosova mund Qipron 5-1

Përballja u realizua në kuadër të Ligës së Kombeve në stadiumin 'Fadil Vokrri; në Prishtinë

Me rezultat 5-1 Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mundur Qipron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ishte minuta e 22-të kur Florent Muslija shënoi golin e parë duke e vendosur Kosovën në epërsi derisa në fund të pjesës së parë Donat Rrudhani dyfishon reultatin në 2-0.

Elbasan Rashani (47’) shënon tutje golin e 3-të derisa për golin e 4-të dhe të 5-të u përkujdes Vedat Muriqi.