Lajme
Ndahet nga jeta Dr. Shqiponja Isufi, pedagoge në Universitetin e St. Gallenit
Familja Isufi nga Zvicra dhe Gjilani me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e hershme dhe të papritur të bijës së tyre, pedagoges së ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër.
Shqiponja Isufi, e lindur në vitin 1981, ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe pedagoge e ekonomisë si dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë. Shqiptarët e Zvicrës humbën njërën nga pjesëtaret më të shquara të komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë!
Shqiponja Isufi kishte ardhur në Zvicër si vajzë 9 vjeçe nga Gjilani për t`iu bashkuar prindërve, të cilët para kësaj kishin ikur nga Kosova si të përndjekur politikë.
Ajo ka qenë 4 vjetët e fundit partnere në Grant Thornto, njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë në Zvicër.
Shqiponja kishte një karrierë tejet të suksesshme në kompani prestigjioze.
Data dhe vendi i varrimit do të bëhen të ditura me kohë.
E-Diaspora
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë Nga zgjedhjet për këshillin e komunës Muri Gümligen, shqiptari Hilmi Gashi ka arritur të sigurojë edhe...
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
Jeta në Zvicër
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave Shtypi frëngjishtfolës e sheh refuzimin e projekteve të zgjerimit të autostradave si një mesazh në favor...
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Ndalimi i mbulesës në fytyrë nuk ka asnjë ndikim në turizëm
-
Zvicër: Qytetarët refuzojnë propozimet e ligjit për qira