Lajme
Shqipe Sylejmani boton romanin e saj të dytë gjermanisht
Romani me titullin "Würde und Vergebung" (dinjitet dhe falje) merret me arbëreshët dhe kolonitë tjera shqiptare në botë. Ai promovohet më 27 tetor, në Cyrih
Romani i saj i parë, me titulln “Burde & Segen” (Barrë dhe bekim), i ka sjellë autores shqiptare nga Zvicra, Shqipe Sylejmani njohje të konsiderueshme në mesin e lexuesve në Zvicër. Romanit, përkatësisht autores, i është bërë jehonë e madhe në mediat zvicerane në gjuhën gjermane, shkruan albinfo.ch.
Ndërkaq, tani, Shqipja po boton romanin e saj të dytë, me titullin “Würde und Vergebung” (dinjitet dhe falje).
Shota, protagonistja e romanit, e cila në vëllimin e parë ndiqte gjurmët e të parëve në atdheun e vjetër, pra, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, tani del në botë duke shtruar pyetjet: si ia dolën arbëreshët në Itali? Sa nga kultura shqiptare mund të gjendet ende në Turqi? Dhe si e përjetuan njerëzit vendqëndrimin e tyre të ri në Londër, Nju Jork apo Boston në krahasim me Zvicrën?
Më 27 tetor 2022, e enjte, në @labor5zuerich në Cyrih, do të shkojmë në një udhëtim me autoren nëpër rrëfimet e romanit të ri “Dinjitet dhe falje”.
Mbrëmja do të shoqërohet muzikalisht nga @arjetazuta dhe @leutrimaliji.
Shqipe Sylejmani është e lindur në Prishtinë, Kosovë. Në Zvicër ajo ka ardhur si 4 vjeçare, pasi që ndaj babait të saj, bashkëpunëtor i të përditshmes “Rilindja” kishin filluar përndjekjet. Në këtë gazetë Shqipja kishte filluar leximet e para. Gjatë studimeve për Gazetari dhe Komunikim në Cyrih, ajo ka punuar për disa revista të njohura në Zvicër dhe Nju Jork.
„Kultura dhe historia shqiptare është tepër e bukur për të mos u treguar“ kishte thënë Shqipja për albinfo.ch, me rastin e botimit të romanit të saj të parë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha