Lajme
Sa është sheqeri i dëmshëm për organizmin?
Ushqimi ndikon mikrobiomën në zorrën e trashë – e kështu edhe shëndetin tonë. Eksperimentet me minj tregojnë se sheqeri vret baktere të caktuara të zorrës së trashë, që parandalojnë obezitetin dhe sëmundjet.
Çokollata, biskota e ëmbëlsira – të gjitha këto shijojnë, por nuk janë të shëndetshme. Që konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin, kjo dihet dhe është tashmë një realitet jo i këndshëm. Po ashtu konsiderohet e sigurt edhe njohuria që ushqimi ynë lë gjurmë në organet tona të aparatit të tretjes, e kësisoj influencon edhe jetën e baktereve që gëlojnë në zorrën tonë.
Studiuesit e Columbia University në Nju-Jork së fundi kanë publikuar në revistën shkencore „Cell” një studim që tregon se si influencon sheqeri mikrobiomën e zorrës së trashë tek minjtë – e kjo madje me pasoja për sistemin imunitar.
Në zorrën e trashë jetojnë bakteret që janë përgjegjëse për rritjen e qelizave të caktuara të imunitetit, të ashtuquajturat qeliza ndihmëse T, ose më saktë: qelizat Th17. Shkencëtarët kanë vërejtur se këto qeliza imunitare rregullojnë absorbimin e yndyrës në zorrën e minjve.
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore? Nga katër çështjet kombëtare që qytetarët zviceranë votuan në referendumet e 24 nëntorit, vetëm një u...
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor