Lajme
Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji
Suedia ka mbyllur kishat dhe saunat në disa qytete, në përpjekje për të ulur konsumin e energjisë elektrike dhe shpenzimeve gjatë këtij dimri.
Andreas Mansson, inxhinieri që mbikëqyr nevojat energjetike të kishave në dioqezën e qytetit Lund, tha se nga 150 deri 540 kisha në këtë rajon do të mbyllen plotësisht ose pjesërisht gjatë dimrit në kuadër të përpjekjeve të Suedisë për të ulur konsumin e energjisë.
Kishat që do të mbeten të hapura do të ulin ngrohjen për të kursyer energji, shkruan KosovaPress.
Në kuadër të masave për kursimin e energjisë do të mbyllen edhe saunat, ndërsa disa prej tyre do të punojnë duke ulur temperaturat.
Qeveria suedeze gjithashtu ka kërkuar nga organet shtetërore në 200 komunat të Suedisë të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit./Euronews
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës