Lajme
Sesion informues me bizneset e diasporës në Gjermani
MINT/KIESA organizoi sesionin informues me bizneset e diasporës në Gjermani
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), më 23 shtator ka organizuar në Dyseldorf të Gjermanisë Sesionin informues: “Mjedisi i biznesit dhe klima e investimeve në Kosovë”.
Në këtë sesion informues, bizneset pjesëmarrëse të diasporës u njoftuan nga Mirsad Simnica, zv. udhëheqës i Sektorit për Promovim të Eksportit në KIESA rreth shërbimeve të agjencisë dhe sektorëve potencial për investime në Kosovë.
Pjesëmarrësit, ndër të tjera, u informuan edhe nga përfaqësues të Administratës Tatimore dhe Doganave të Kosovës rreth shërbimeve e procedurave tatimore dhe doganore në Kosovë.
Pas sesionit, përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse, ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.
Në kuadër të sesionit janë zhvilluar takime B2B, ku kompanitë kosovare pjesëmarrëse në panairin “DMEXCO” të sektorit të IT-së kanë zhvilluar takime me kompanitë e diasporës për të krijuar mundësi bashkëpunim në të ardhmen.
Sesioni informues u zhvillua në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatën e Kosovës në Dyseldorf të Gjermanisë, si dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën