Lajme

Fauci thotë se qeveria kineze ‘ndoshta’ po fsheh diçka në lidhje me origjinën e COVID-19

Dr. Anthony Fauci thotë se ai është i përkushtuar për të “pasur vëmendjen” për mënyrën se si u shfaq coronavirusi për herë të parë në Wuhan, Kinë, në vitin 2019, por ai ende dëshiron që të kishte më shumë informacion nga qeveria kineze.

Siç edhe dihet, shkencëtarët dhe teoricienët e konspiracionit kanë qenë të etur për të gjetur përgjigje të qarta për origjinën e virusit SARS-CoV-2 për vite me radhë.

Megjithatë, asnjë provë e kënaqshme “që do t’i vinte pikën” nuk tregon për një shpjegim të vetëm, se ku filloi kjo pandemi.

A u shfaq virusi natyrshëm në një lakuriq nate ose ndonjë kafshë tjetër, më pas “u hodh” nga kafshët te njerëzit në një ngjarje të përhapur, ndoshta në një treg? Shumë shkencëtarë thonë se kjo është një mundësi.