Shqipëria

Nënshkruhet heqja e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kazakistani tashmë mund të udhëtojnë pa viza në të dy shtetet.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar, gjatë vizitës së saj në SHBA.

Ministrja Xhaçka dhe ministri Mukhtar nënshkruan në Nju-Jork marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.

Xhaçka u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes.

Në kryeqytetin kazak Astana ka një prani të konsiderueshme shqiptarësh, prej rreth 300-400 personash. Në Kazakistan punojnë nga 3-4 mijë shqiptarë në vit.