Shqipëria
NATO: Mbështetje për Tiranën për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike
Peleshi: Shqipëria e pambrojtur nga sulmet kibernetike
Në një konferencë për media, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se “sulmet kibernetike kundër Shqipërisë nuk ia arritën dot qëllimit, por ato treguan se infrastruktura dhe teknologjitë e informacionit në Shqipëri nuk janë të mbrojtura”.
”Këto sulme tregojnë se Shqipëria nuk mund të jetë e mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme, por të gjithë duhet të jemi vigjilentë dhe të aftë për të mbrojtur infrastrukturën dhe teknologjitë e informacionit. Duhen më shumë investime për luftën kibernetike pasi ajo është një luftë e re që ka marrë tjetër intensitet pas agresionit rus në Ukrainë, ka prishur ekuilibrat gjeopolitikë dhe ka ndryshuar skemën e sigurisë,” tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në konferencën e përbashkët për shtyp.
Ai garantoi që sistemet e sigurisë dhe të mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes janë të paprekura nga dy sulmet kibernetike në fillim të këtoj muaji, pasi “ato janë të shkëputura nga rrjeti i përgjithshëm i komunikimit”.
“Këto sulme u drejtuan kundër sistemeve dhe infrastrukturës së teknologjive të informacionit të shtetit shqiptar dhe kishin për qëllim shkatërrimin e plotë të sistemeve dhe të platformave të shërbimeve shtetërore, por nuk arritën qëllimin e fshirjes dhe shkatërrimit të tyre”, tha Peleshi.
Peleshi vlerësoi edhe qëndrimin e vendeve aleate të NATO-s që dënuan ashpër sulmet kibernetike nga Irani dhe mbështetën Shqipërinë me deklarata dhe ofrimin e asistencës së specializuar në fushën kibernetike.
Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin në fillim të këtij muaji, (07.09.) pas “provave të pakundërshtueshme” që vërtetojnë, që pas sulmeve masive kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, që synuan të paralizojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë, fshihet Irani.”
Tri ditë pas ndërprerjes së menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike dhe 24 orë pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe të Sigurisë dhe titullarit të kësaj ministrie, ministrit Esmail Khatibi, Irani kreu një sulm tjetër kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri./DW
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi, përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta