Lajme

Cassis i kërkon Lavrovit të distancohet nga referendumet e rreme

Bëhet fjalë për paralajmërimin e bërë publik sipas të cilit, këto krahina do të votojnë për t`iu bashkuar Rusisë

Në një takim të mbajtur sot midis Presidentit të Konferderatës së Zvicrës, Ignazio Cassis dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Zvicra i ka kërkuar Moskës që të përmbahet nga mbajtja e referendumeve të rreme në territoret ukrainase që ajo i ka okupuar.

Bëhet fjalë për paralajmërimin e bërë publik, sipas të cilit, këto krahina do të votojnë për t`iu bashkuar Rusisë.

Cassis, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm, është shprehur se është gjithashtu shumë i shqetësuar për çdo kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore.

Në bisedë me ministrin rus, Lavrov, ai ka theksuar neutralitetin dhe shërbimet e mira si instrumente zvicerane për dialog, ka njoftuar Cassis në Twitter.