Kuriozitete

Apple, probleme të kamerës iPhone 14 Pro

Zbulohen problemet e para të iPhone 14, alarmohen përdoruesit

Në njoftim, Apple ka treguar se do të dërgojë një përditësim softueri për të adresuar një problem me kamerën e iPhone 14 Pro dhe Pro Max, sensori i të cilës dridhet në mënyrë të pakontrolluar kur përdoret nga aplikacionet si Snapchat, Instagram dhe TikTok, shkruan Bloomberg, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se kompania është në dijeni të problemit dhe një përditësim do të dërgohet javën e ardhshme.

Kur problemi u raportua gjatë fundjavës, nuk ishte e qartë nëse telefoni kishte një problem me aplikacionet e palëve të treta, me iOS 16 apo ishte një problem hardueri.

Kamerat funksionin normalisht gjatë përdorimit me aplikacionin e kamerës së iOS 16. Duke qenë se Apple ka planifikuar një përditësim, kuptojmë se problemi qëndron tek AOI dhe jo aplikacionet e palëve të treta.

Por Apple nuk sqaroi çfarë po e shkakton këtë sjellje të pazakontë të sensorit dhe ka pasur spekulime se sistemi i stabilizimit optik i fotos është me defekt.

Sipas uebsajtit të Apple, modeli standard iPhone 14 nuk e ka këtë problem. Nuk është përditësimi i parë që shkon për problemet e kamerës. Javën e kaluar iOS 16.0.1 adresoi një problem me cilësinë e imazheve të iPhone 14 Pro Max.