Lajme
Arian Mavriqi do të sjellë ekspozitë personale në Cyrih
Fotografi i shquar shqiptar, Arian Mavriqi do të prezantohet para publikut shqiptar dhe atij zviceran, me ekspozitën e tij personale
Pa dyshim se fotografia është teknika e regjistrimit dhe gjenerimit të imazheve permanente, ndërsa aparati fotografik është mjeti që formon një imazh, duke e transferuar atë në një film fotografik ose në një kartë memorieje, e që këto të dyja bashkë i ka përdorur me mjeshtëri fotografi kosovar, Arian Mavriqi, duke realizuar foto që po marrin vëmendje jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë, shkruan albinfo.ch.
Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Arian Mavriqi, do të prezantohet para publikut shqiptar dhe atij zviceran me ekspozitën e tij personale, e cila do të mbahet në dhjetor, në kantonin e Cyrihut.
Ai për Albinfo.ch ka treguar se për shkak të angazhimeve të shumta, ekspozita e tij në Zvicër do të mbahet në muajin dhejtor, ndërsa në në Stockholm të Suedisë do të mbahet në muajin nëntor.
Ekspozita do të ketë foto nga më të ndryshmet. Ariani do të pasqyrojë natyrën e bukur të Kosovës (vendet turistike), do të sjellë botën e egër shtazore (kafshët, shpezët) etj.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave