Kosova
Kosovë: Qeveria paralajmëron reduktime të energjisë elektrike në dimër
Qytetarët dhe bizneset duhet të kursejnë energjinë elektrike dhe të gjejnë alternativa për ngrohje gjatë dimrit, me qëllim që të minimizohet nevoja për reduktimet e energjisë elektrike, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Gjatë një konference për media më 20 shtator, pas vizitës në Termocentralin Kosova B, Rizvanolli tha se stina e dimrit do të jetë e vështirë sa i përket furnizimit me energji, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë Evropën.
Rizvanolli tha se edhe shtetet më të zhvilluara, sikurse Gjermania dhe Zvicra, po përgatiten për reduktime të energjisë gjatë dimrit, për shkak të krizës energjetike, që sipas saj, është rënduar nga ndërprerjet e furnizimeve me energji ruse për Evropën, pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Sigurisht, shpresojmë që masat që do t’i ndërmarrë Komisioni Evropian do të ndikojnë në zbutjen e krizës në Evropë, që do të ndikojë edhe te ne. Tani për tani është vështirë të thuhet. Çfarë dihet sigurt në rastin tonë është se ne edhe në rastin më të mirë të kapaciteteve tona gjeneruese dallim është deri në 500 megavatë, pra dallim në mes të prodhimit dhe kërkesës, e cila duhet të importohet”, tha Rizvanolli, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën