Lajme
Përballja e shteteve me krizën e energjisë, si do t’ia bëjnë qytetarët me fatura?
Normat vjetore të inflacionit të çmimeve të konsumit, janë tashmë dyshifrore në gjysmën e vendeve anëtare të Eurozonës.
Për të ndaluar që kjo rritje e çmimeve të energjisë të kalojë plotësisht në faturat e konsumatorëve, shumë prej tyre kanë përdorur kufijtë e çmimeve dhe uljet e taksave të energjisë. Liz Truss, politikane konservatore, e cila po garon për t’u bërë kryeministrja e ardhshme e Britanisë, po diskuton për uljen e taksave mbi pagat. Por tavanet e çmimeve nuk bëjnë asgjë për të reduktuar përdorimin e energjisë dhe ulja e taksave nuk do të mbrojë më të varfërit.
Pa pasur një fund të krizës në horizont, është koha për të menduar me gjakftohtësi se si duhet të jetoni me fatura më të larta energjie. Mbrojtja më e pakushtueshme është tregtimi i gazit natyror përtej kufijve kombëtarë, ku modelimi i FMN-së tregon se mund të përgjysmojë goditjen ndaj PBB-së në vendet më të prekura. Më pas, brenda tregjeve të brendshme, sinjalet e çmimeve do të luajnë rol jetik në frenimin e kërkesës dhe për të siguruar që gazi i çmuar të arrijë atje ku është më i nevojshëm.
Tavanet e çmimit të gazit natyror të përdorur nga gjeneratorët e energjisë elektrike, si në Spanjë dhe Portugali, ose vendosja e kufirit për faturat shtëpiake, si në Francë, mund të shërbejnë si masa emergjente kur një krizë është e shkurtër.
Mungesa e sotme ka të ngjarë të jetë afatgjatë. Konsumatorët dhe bizneset duhet të përshtaten. Ka shenja se njerëzit dhe bizneset u përgjigjen zakonisht çmimeve të larta, duke kursyer energji. Ata janë gjithashtu më elastikë sesa mund të mendojnë qeveritë.
Në Gjermani, fermerët dhe industrialistët po importojnë më shumë amoniak dhe kimikate të tjera për prodhimin e të cilëve kërkohet shumë energji, në vend që të mbështeten në inputet më të shtrenjta të prodhuara në vend. Studimet tregojnë se, si familjet, ashtu edhe firmat gjermane kanë pakësuar konsumin e gazit natyror që nga mesi i vitit 2021.
Ndonjëherë konservimi mund të nxitet edhe me rregullore. Bizneset dhe dyqanet spanjolle tani mbyllen pas orës 22:00 dhe standardet e ajrit të kondicionuar për ndërtesat publike dhe tregtare janë vendosur në një minimum prej 27°C, për t’i nxitur spanjollët të vishen më hollë për t’u freskuar.
Kompanitë e energjisë mund të ndihmojnë në ndryshimin e sjelljes duke u thënë njerëzve se sa energji përdorin në krahasim me fqinjët e tyre. Ndërhyrje të tilla janë të lira (megjithëse disa mund të ndikojnë në luhatjen e çmimeve) dhe mund të ndihmojnë në zbutjen e politikës që nxit çmimet e larta.
Duke prekur njëlloj të pasurit dhe të varfrit, këto rregulla shihen edhe si të drejta. Por qeveritë duhet të mbrojnë gjithashtu ata që kanë më shumë nevojë, veçanërisht njerëzit e varfër, për të cilët faturat e energjisë përbëjnë një pjesë më të madhe të shpenzimeve shtëpiake.
Politikanët nuk mund të ndalojnë rritjen e çmimeve të energjisë, por ata mund të përcaktojnë se kush do të mbartë barrën më të madhe të goditjes, transmeton monitor, përcjell Albinfo.ch.
Mbështetja në formën e zbritjeve në faturat e energjisë për më të varfrit, apo edhe bonuse në para (siç u miratua së fundmi në Itali), do të ndihmonte njerëzit më në nevojë, ndërkohë që do të nxiste edhe konsumatorët të kursenin energjinë aty ku munden.
Synimi thelbësor është të mbahet nën kontroll kostoja. Sipas FMN-së, disa qeveri europiane janë në rrugën e duhur për të shpenzuar 1.5% të PBB-së për politikat energjetike deri në fund të vitit. Masat që mbrojnë një të pestën e shtresës më të varfër të popullsisë, do të kushtonin vetëm 0.4% të PBB-së; ndërsa dy të pestat e më të varfërve, 0.9%. Përpjekja për të tërhequr mbështetje, duke i përfshirë të gjithë, është një përdorim i keq i parave publike.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?