Lajme

Alarmon FMN: Ekonomia botërore, drejt rënies

Pas Bankës Botërore, edhe Fondi Ndërkombëtar Monetar ka lëshuar alarmin se ekonomia globale po shkon drejt recesionit.

Sipas FMN-së, politikat e bankave qendrore me rritjen e normave bazë të interesit si mjet për të luftuar inflacionin po shtrenjtojnë kostot e jetesës së qytetarëve dhe po ulin konsumin.

Fenomeni ka prekur edhe vendet më të zhvilluara të botës, ku në vlerësimin e FMN-së, kriza e çmimeve të energjisë elektrike është faktori kryesor.

Krejt këta faktorë bëjnë të mundur krijimin e kushteve që ekonomia botërore të shkojë drejt rënies, edhe pse ka mundësi për shmangie të recesionit.