Lajme
Scholz flet për të ardhmen e Gjermanisë pa gazin rus
Qeveria gjermane po përgatitet në rast se Rusia ndërpret plotësisht eksportet e naftës, siç ka bërë tashmë me gazin, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz për “Deutschlandfunk”.
“Isha i sigurt se nuk mund të mbështeteshim tek Rusia. Ne duhet të përgatitemi për një situatë të ngjashme të vështirë që mund të zhvillohet në dy rafineritë në lindje të Gjermanisë që janë të lidhura me gazsjellësin “Druzhba”.
Gazsjellësi “Druzhba” transporton naftë nga Rusia në pjesë të ndryshme të Evropës Lindore.
Si rrjedhojë, këtë javë qeveria gjermane shpronësoi kompanitë filiale të kompanisë ruse të naftës “Rosneft”, në mënyrë që të mund të merrte përgjegjësinë e rafinerisë “PCK” në qytetin lindor të Schwedt. Rafineria siguron furnizime me karburant në pjesë të mëdha të Gjermanisë verilindore.
Scholz publikoi gjithashtu një video në Twitter, në të cilën ai premtonte investime të mëdha në Schwedt, duke garantuar vende pune.
“Por, prioriteti kryesor është të sigurohet që prodhimi i naftës të mos ndalet”, tha ai.
“Rafineria në Schwedt nuk është e vetmja që mund të përballet me probleme të furnizimit. Një rafineri në Leuna do të përballet gjithashtu me probleme pasi të ndërpriten furnizimet e naftës ruse”, tha Scholz, ndërsa vuri në dukje se pronarët e saj kishin marrë masa duke i siguruar tashmë importet nga Polonia.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën