Lajme

Ford planifikon ta tejkalojë Teslan me shitje të veturave elektrike

Gjiganti amerikan i veturave Ford ka lansuar një plan prej afro 50 milionë eurove për trefishimin e veturave elektrike të cilat shiten globalisht për 4 vitet e ardhshme – dhe tani si cak e kanë liderin e këtij tregu, Tesla-n.

Ford është auto-prodhuesi i fundit i cili synon kalimin e pionierit të veturave elektrike, dhe ka gërmuar thellë për të drejtuar më shumë se një të tretën e të gjitha veturave që ata shesin globalisht drejt fuqisë së baterisë.

Në vend se të krijojë një portfolio të gjerë të veturave elektrike, Ford thotë se fillimisht do të fokusohet në 4 modele kryesore përpara se të futet në një fazë tjetër të zgjerimit.

Ford ka filluar nxjerrjen e automjeteve elektrike me kamionçinën e tyre F-150 Lightning në SHBA, me SUV-në elektrike Mustang Mach-E për tregjet globale, dhe me furgonin elektrik E-Transit për përdorim komercial.

Një veturë e katërt kryesore elektrike do t’i bashkohet gjithashtu linjës globale të Ford në vitet e ardhshme, por tani për tani ai model mbetet i fshehtë.