Lajme
Zvicra pezullon lehtësimin e vizave për Rusinë
Në vitin 2009 Zvicra dhe Federata Ruse kanë nënshkruar një marrëveshje për të lehtësuar lëshimin e vizave për shtetasit e tyre
Në mbledhjen e 16 shtatorit 2022, Këshilli Federal pezulloi plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Rusinë, transmeton albinfo.ch. Kështu, për shtetasit rusë do të zbatohet sërish procedura e rregullt e vizave, pa lehtësime, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar sot nga Këshilli Federal i Zvicrës.
Duke bërë këtë veprim, Këshilli Federal merr të njëjtin vendim si Bashkimi Evropian dhe në këtë mënyrë kontribuon në një politikë uniforme të vizave në mbarë Evropën.
Në një kohë që agresioni i paligjshëm i Rusisë kundër Ukrainës vazhdon, Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur më 9 shtator 2022 të pezullojë plotësisht marrëveshjen e tij për lehtësimin e vizave me Rusinë.
Që në pranverë, Zvicra pati hequr lehtësimin e vizave për grupe të caktuara njerëzish, si biznesmenët rusë, dhe heqjen e vizave për diplomatët rusë. Edhe këtu Këshilli Federal ka ndjekur një vendim të BE-së.
Është në interesin e Zvicrës të mbështesë një politikë të përbashkët dhe të harmonizuar evropiane të vizave. Përndryshe, lëvizjet evazive mund të çojnë në një rritje të konsiderueshme të aplikimeve për viza nga shtetasit rusë në përfaqësitë zvicerane, shkruan më tutje Këshilli Federal.
Ndikimi i pezullimit
Në vitin 2009 Zvicra dhe Federata Ruse kanë nënshkruar një marrëveshje për të lehtësuar lëshimin e vizave për shtetasit e tyre. Me këtë marrëveshje është thjeshtuar procedura e dhënies së vizave për grupe të caktuara njerëzish dhe për qëllime udhëtimi dhe tarifat e vizave janë ulur ose eliminuar. Këshilli Federal tani ka vendosur të pezullojë plotësisht marrëveshjen.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë një ngrirje e përgjithshme e vizave për shtetasit rusë. Në vend të kësaj, procedurat e vizave për shtetasit rusë bazohen përsëri në rregullat e zakonshme të Kodit të Vizave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












