Lajme

BE-ja i jep dritën jeshile vaksinës për varianin Omicron

Agjencia Evropiane e Barnave miratoi një vaksinë tjetër të BioNTech/Pfizer që mbron nga nënvariantet aktuale të virusit korona. Vaksina rekomandohet për personat e moshës 12 vjeç e lart.

Vaksina e re e kompanisë BioNTech/Pfizer është përshtatur për të luftuar kundër varianteve aktuale të koronës, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në Twitter. Më parë një komitet ekspertësh i Agjencisë së Barnave të BE-së (EMA) kishte rekomanduar miratimin e vaksinës kundër nënvarianteve Omicron BA.4/BA.5. EMA njoftoi se kjo vaksinë pritet të ofrojë një mbrojtje më të gjerë kundër varianteve të ndryshme të koronës.

Vaksinimi rekomandohet për personat e moshës 12 vjeç e lart. BA.4/BA.5 janë nënvariante të Omicronit që po shkaktojnë aktualisht pothuajse të gjitha infeksionet me korona në Gjermani.

Vaksina e miratuar tani është e ashtuquajtur vaksinë bivalente, e cila është krijuar për të mbrojtur si kundër formës origjinale të virusit korona, dhe kundër varianteve BA.4 dhe BA.5./DW