Bota
Cilat shtete evropiane po ndihmojnë financiarisht qytetarët e tyre
Qeveritë evropiane kanë dhënë 282 miliardë euro deri tani – 2.3% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto në kuadër të masave lehtësuese
Shuma e parave që qeveritë në eurozonë po japin për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset që të përballen me rritjen e çmimit të energjisë dhe atë të kostos së jetesës, aktualisht është 300 miliardë euro.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Reuters, qeveritë evropiane kanë dhënë 282 miliardë euro deri tani – 2.3% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto në kuadër të masave lehtësuese dhe kanë në plan të investojnë miliarda të tjera në gazsjellës, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Gjermania
Qeveria gjermane prezantoi në shtator një paketë të tretë ndihmash me vlerë 65 miliardë euro, duke e çuar në 95 miliardë euro totalin që nga muaji shkurt i këtij viti.
Kjo paketë përfshin rritjen e përfitimeve dhe një subvencion të transportit publik, dhe do të financohet me një taksë mbi kompanitë e energjisë.
Franca
Ministria franceze e Financave vlerëson se masat e marra që nga viti i kaluar do të kushtojnë 67 miliardë euro, përfshirë 24 miliardë euro për të mbuluar tavanin e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike si dhe zbritjet e subvencionuara për karburantin e automjeteve.
Shpenzimet shtesë këtë vit janë mbuluar nga të ardhurat tatimore më të mira se sa pritej, të cilat i kanë lejuar qeverisë të qëndrojë në objektivin e saj për një deficit buxhetor prej 5 % të PBB-së.
Italia
Qeveria italiane deri më tani ka ndarë 52 miliardë euro dhe ka miratuar planet për një paketë të re, për të cilën një burim i tha Reuters se mund të ketë vlerë të paktën 10 miliardë euro.
Qeveria në largim i ka financuar paketat me të ardhura të rritura nga tatimi mbi vlerën e shtuar – TVSH – për kostot më të larta të energjisë, dhe duke përshtatur sektorë të tjerë të buxhetit të shtetit.
Qeveria ka refuzuar të rrisë deficitin fiskal të këtij viti mbi objektivin e prillit prej 5.6% për qind të PBB-së.
Spanja
Qeveria spanjolle ka mobilizuar mbi 30 miliardë euro. Kjo përfshin një paketë të parë me vlerë 16 miliardë euro në mars të përbërë nga ndihma direkte dhe kredi të subvencionuara dhe një paketë e dytë prej 9 miliardë euro në qershor që synon njerëzit me të ardhura të ulëta; rritje pensionesh si dhe subvencione për transportin hekurudhor dhe atë me autobus. Për të kufizuar ndikimin në deficitin buxhetor, Madridi synon të kompensojë pjesërisht koston me një taksë të përkohshme për bankat dhe kompanitë e mëdha të energjisë.
Holanda
Qeveria ka ofruar lehtësira të përgjithshme tatimore dhe mbështetje të synuar për familjet me të ardhura të ulëta me një kosto prej mbi 6 miliardë euro. Ajo po përgatit 16 miliardë euro të tjera në masa për vitin e ardhshëm, duke përfshirë një rritje prej 10% të pagës minimale dhe subvencione më të larta të lidhura me të ardhurat për kujdesin shëndetësor dhe qeranë, të cilat kryesisht do të paguhen nga taksat e korporatave dhe taksa speciale për kompanitë e naftës dhe gazit.
Greqia
Qeveria pret të shpenzojë më shumë se 10 miliardë euro për të ndihmuar familjet, të cilat shpreson se mund të kompensohen me të ardhura rekord nga turizmi në mënyrë që të ruajë objektivin e saj fiskal për një deficit primar prej 2% të PBB-së.
Austria
Qeveria miratoi një paketë prej 6 miliardë eurosh në qershor, e cila përfshin përfitime të shtuara për grupet vulnerabël dhe subvencione për kompanitë që shpenzojnë shumë energji. Masat do të shtyjnë deficitin buxhetor në 4%.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete Fillimi i dimrit në ultësira ka gjunjëzuar transportin publik. Situata është normalizuar që nga e premtja,...
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq