Lajme

Një i vdekur, mbi 80 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Një person i prekur me COVID -19 vdiq gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa u regjistruan edhe 88 raste të reja.

Janë 1.513 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit vdiq një qytetar nga Mallakastra 63-vjeç, ndërsa u shëruan edhe 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.