Futboll

Shaqiri i rikthehet golave, shënon të pestin këtë kampionat

Për futbollistin e Përfaqësueses zvicerane ky ishte gol i pestë, ndërsa numëron edhe tetë asistime

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është rikthyer te golat në futbollin amerikan, MLS, ndërsa skuadra e tij Chicago Fire u rikthye te fitoret.

Shaqiri e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa që Chicago shënoi fitore ndaj Inter Miamit, me rezultat 3:1, shkruan albinfo.ch.

Futbollisti shqiptar shënoi një gol të bukur në minutën e 64-t për 2:0.

Për Shaqirin ky ishte goli i pestë këtë edicion në MLS derisa ka edhe tetë asistime.

30-vjeçari iu bashkua klubit amerikan në shkurtin e këtij viti, derisa ka humbur disa ndeshje shkaku i lëndimeve.