Bota
Gushti më i nxehtë në histori të Evropës
Vamborg ka nënvizuar se të dhënat nuk janë vetëm për Evropën
Sistemi i monitorimit satelitor ”Copernicus” i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se këtë verë në Evropë u regjistruan temperatura në nivel rekord.
Sipas një deklarate nga ”Copernicus”, thuhet se temperaturat regjistruan nivel rekord për gushtin, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Muaji gusht ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në kontinent me një diferencë të konsiderueshme, duke lënë pas me 0,4 gradë Celsius rekordin e mëparshëm të gushtit të vitit 2021.
Në deklaratë citohet shkencëtarja Freja Vamborg, e cila tha se “një sërë valësh e motit të nxehtë intensiv në gjithë Evropën, me bashkimin e kushteve jashtëzakonisht të thata dhe bashkë me rekordet në aspektin e aktivitetit të nxehtësisë, thatësirës dhe të zjarrit, shkaktuan një verë plot ekstreme që prekën në mënyra të ndryshme shoqërinë dhe natyrën”.
Gjithashtu, Vamborg ka nënvizuar se të dhënat nuk janë vetëm për Evropën.
Ato tregojnë se është përjetuar gushti i përbashkët më i nxehtë i regjistruar në nivel global dhe se temperatura mesatare është 0,3 gradë Celsius më e lartë nga mesatarja mujore e viteve 1991-2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun