Kosova
Micheline Calmy-Rey e nderuar me çmimin, flet për lidhjet me Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nderon ish-këshilltaren federale, Micheline Calmy-Rey me “Urdhrin e Pavarësisë”
Micheline Calmy-Rey është e nderuar që ka marrë çmimin nga shteti më i ri evropian, Kosova. Në një intervistë, ish-presidentja federale përshkruan kujtimet e saj nga 17 shkurti 2008, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Presidentja, Vjosa Osmani i ka ndarë ish-presidentes së Konfederatës, Micheline Calmy-Rey, medaljen “Urdhri i Pavarësisë” për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës gjatë procesit historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të kompetencave kushtetuese, dekorata e Shkëlqesisë së Saj znj. Micheline Camly-Rey është një nder i veçantë edhe për Republikën e Kosovës, theksoi Presidentja Osmani gjatë ndarjes së çmimeve.
Kjo medalje ndahet për kontributin e vyer historik të znj. Calmy-Rey për Pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane”, ka thënë presidentja Osmani, shkruan tutje Albinfo.ch. raporton RTK.
Ish-Presidentja Federale u nderua gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe përshkruan përvojat e saj më 17 shkurt 2008, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë.
“Faleminderit znj. presidente. Është nder i madh për mua ta pranoj këtë dekoratë nga shteti i Kosovës. Dua të shpjegoj se si e kam përjetuar ditën e pavarësisë së Kosovës. Siç e dini unë isha e përfshirë në procesin e pavarësisë së Kosovës sepse Zvicra mendonte se para se të thonim ‘standardet para statusit’, duhej ta kthenim ndryshe ‘statusi para standardeve’ në mënyrë që njerëzit në Kosovë të kishin përgjegjësi ndaj vendit të tyre. Në ditën e pavarësisë së Kosovës, unë, isha duke udhëtuar në Zvicër që të isha pjesëmarrëse në një ceremoni në një kishë katolike shqiptare në një qytet të vogël në Zvicër të quajtur Wiel. Nuk e dija se do të ishte ditë speciale sepse ishte planifikuar për muaj të tërë dhe siç e dini protokolli i parashikon këto gjëra shumëkohë më parë. Por kur shkova në stacionin e trenit u mirëprita nga prifti shqiptar i kishës katolike dhe ai më shikoi dhe më tha ‘Zonja Calmy-Rey, është një mrekulli”. I thashë çfarë? Më tha: ‘Është një mrekulli, është dita që Kosova shpalli pavarësinë dhe ju keni ardhur këtu, është një mrekulli’”, ka rrëfyer emocionet e asaj dite ish-presidentja Calmy-Rey.
Ajo tutje theksoi se Zvicra ishte ndër shtetet e para që ka folur për pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit në New-York, teksa ka thënë se sot nuk është e lehtë të jesh në një rajon të tillë në Ballkan.
“Pas kësaj, jam cilësuar si një avokate në arenën ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës. E kjo më kujton mua luftën e zviceranëve për liri në shekullin e 13-të. E sot nuk është e lehtë për ju, është e vështirë për ju, e di, sepse jeni këtu në Kosovë, në një rajon me tensione mes Lindjes e Perëndimit. Ju mund të llogarisni tek ne, ne jemi të përfshirë këtu edhe me trupa zvicerane, jemi këtu të përfshirë konkretisht, duke më përfshirë edhe mua, pavarësisht se nuk jam më pjesë e autoriteteve shtetërore zvicerane”, ka nënvizuar ish-presidentja zvicerane.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?