Kuriozitete
Netflix ‘kërcënohet’ nga Arabia Saudite për shkelje të vlerave islame
Autoritetet paralajmërojnë që nëse Netflix nuk i përmbahet direktivave, atëherë do të merren masat e përshtatshme.
Disa shtete arabe i kanë kërkuar Netflix që të heqë të gjitha materialet nga platforma e vet, që shkelin “vlerat dhe parimet e islamit dhe shoqërisë”.
Në një deklaratë për mediat, Këshilli i Mediave Saudite dhe Vendeve të Gjirit, një organ monitorues, tha se disa filma dhe seriale, mes tyre edhe ato për fëmijë, bien ndesh me rregullat, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse agjencia nuk dha detaje të mëtejshme, televizioni shtetëror saudit shfaqi disa pamje nga seriali “Jurassic World: Camp Cretaceous”, ku dy vajza adoleshente puthen pasi i shprehin dashurinë njëra-tjetrës. Në raportin monitorues përfshihen edhe pamje nga filmi francez “Cuties”, që akuzohet për dhënie të mesazheve të pamoralshme që kërcënojnë rritjen e shëndetshme të fëmijëve.
Autoritetet paralajmërojnë që nëse Netflix nuk i përmbahet direktivave, atëherë do të merren masat e përshtatshme.
Edhe pse Arabia Saudite nuk ka ligje që rregullojnë orientimin seksual të njerëzve, apo identitetin gjinor, marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore, si dhe ato homoseksuale, janë të ndaluara rreptësisht. Sipas ligjeve fetare, marrëdhënia homoseksuale dënohet me vdekje apo rrahje me kamxhik, në varësi të rastit.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?